
Si nisi Lingua World
Në vitin 2004, pas kthimit nga studimet jashtë vendit, u rikthyem në Shqipëri me një qëllim të qartë: të ndajmë dijen dhe përvojën tonë me brezat e rinj. Frymëzimi për të ndërtuar një hapësirë mësimi ndryshe na çoi drejt hapjes së qendrës sonë të parë – me vetëm tre nxënës dhe shumë pasion për mësimdhënie.
Fjala për cilësinë e mësimit u përhap shpejt falë besimit të prindërve dhe përkushtimit tonë. Çdo vit na besonin gjithnjë e më shumë familje, dhe shumë nga ish-nxënësit tanë sot i takojmë në institucione publike dhe private – të rritur, profesionistë, por gjithmonë mirënjohës për rrugëtimin e tyre në Lingua World.

Vizioni
Të jemi partneri juaj i besuar në rrugëtimin drejt suksesit personal dhe profesional, duke ju ndihmuar të hapni dyer të reja përmes fuqisë së gjuhëve dhe aftësive.
Misioni
Misioni ynë është t’u ofrojmë studentëve tanë një eksperiencë mësimore transformuese, duke përdorur kurrikula moderne dhe mësues të dedikuar, në një ambient mbështetës që frymëzon rritje të vazhdueshme.